Lidhje

Irani vazhdon pasurimin e uraniumit megjithë afatin e caktuar nga OKB-ja


Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Energjinë Atomike thotë se Irani vazhdon pasurimin e uraniumit, megjithë afatin e vendosur nga OKB-ja që Teherani të ndalë brenda ditës së sotme programet bërthamore.

Në një raport që i paraqiti sot Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Agjencia ndërkombëtare thotë se ende nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë pretendimet e Iranit se programi i tij ka synime paqësore. Raporti i hap rrugën vendosjes së sanksioneve të OKB-së ndaj Iranit.

Presidenti Bush tha sot se duhet të ketë pasoja për atë që e cilësoi si sfidim të Iranit. Në fjalimin që mbajti sot në shtetin Utah, Presidenti tha se Irani nuk duhet të lejohet të prodhojë armë bërthamore. Ministri i Jashtëm francez tha se përgjigja e Ianit ka qenë e pakënaqshme, por ai shtoi se dialogu fuhet të mbetet përparësi.

Më parë sot, Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad tha se vendi i tij nuk do të gjunjëzohet para presionit ndërkombëtar për të hequr dorë nga e drejta për të zhvilluar teknologji bërthamore.

XS
SM
MD
LG