Lidhje

Kroacia i cilëson të papranueshme akuzat e Hages ndaj 3 gjeneralëve


Kroacia po i kërkon gjykatës ndërkombëtare të Hagës për krime lufte që ta lejojë të paraqesë çështjen e saj për të hedhur poshtë akuzat kundër operacioneve të saj ushtarake gjatë viteve 1990.

Radioja kroate njoftoi se qeveria i cilëson si të papranueshme akuzat ndaj 3 gjeneralëve kroatë dhe 6 udhëheqësve kroatë të Bosnjes. Tre gjeneralët akuzohen se në bashkërendim me udhëheqës të lartë të shtetërorë e ushtarakë të Kroacisë u angazhuan në veprime kriminale për të larguar pakicën serbe të Kroacisë nga vendi gjatë ofensivës së vitit 1995.

Kroacia thotë se ishte e drejta e saj për të rimarrë territorin e venë nën kontrollin e forcave serbe. 6 udhëheqësit kroatë të Bosnjes akuzohen se ishin përpjekur të largonin myslimanët dhe banorët jo-kroatë nga Bosnja jugore. Në akt akuzë thuhet se ata vepruan nën mbikqyrjen ose në bashkërendim me ushtrinë, policinë dhe shërbimet e zbulimit të Kroacisë.

XS
SM
MD
LG