Papa Benedikti mbërriti në Munih të Gjermanisë në fillim të një vizite 6 ditëshe nostalgjike në vendlindjen e tij. Kjo është vizita e tij e dytë në Gjermani që kur u zgjodh Papë vitin e kaluar. Papa u prit në aeroportin e Munihut nga presidenti gjerman Horst Kohler dhe kancelarja Angela Merkel.
Ndalesa e tij e parë ishte sheshi qëndror i Munihut, ku ai bëri një lutje para statujës së shekullit të 17-të të Virgjëreshës Mari. Rreth 250 mijë besimtarë pritet të marrin pjesë në meshë nesër. Papa Benedikti ka theksuar se vizita e tij synon të ndihmojë në rigjallërimin e besimit katolik në Gjermani, ku 100 mijë mes 26 milion katolikëve të Gjermanisë largohen nga kisha çdo vit. Por Papa tha se synon gjithashtu të vizitojë disa vende ku kaloi vitet e rinisë dhe kur ishte prift.