Lidhje

Kryenegociatori Ahtisari do të vazhdojë me konsultimet për çështjet teknike


Kryenegociatori për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari tha se ka në plan t'i vazhdojë diskutimet për çështjet teknike për sa kohë do të jetë e nevojshme që ato të arrijnë rezultat. Zoti Ahtisari tha se tani për tani nuk ka caktuar afate se kur do të paraqesë propozimin e tij për çështjen e statusit përfundimtar, sepse siç tha ai palët kanë shumë punë për të bërë. Grupi i Kontaktit i mbledhur në Nju Jork të mërkurën tha se do të nxisë përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje deri në fund të vitit dhe këtë ta bëjë po qe nevoja edhe pa miratimin e Serbisë apo të shqiptarëve.

Grupi i Kontaktit për Kosovën, i cili përbëhet nga Shtetet e Bashkuara,Rusia, Britania, Franca, Italia dhe Gjermania shprehu mbështetje për kursin e ndjekur deri tani nga zoti Ahtisari për të arritur deri te propozimi që ai do të bëjë për statusin para Këshillit të Sigurimit.

Zoti Ahtisari u tha sot gazetarëve se do të kthehet në fillim të javës në Vjenë për të punuar lidhur me një marrëveshjet që mund të arrihen për çështjet teknike në një numër aspektesh.

Zoti Ahtisari i bëri komentet pas konsultimeve që pati të premten në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku ai parashtroi ecurinë e deritanishme të bisedimeve që janë zhvilluar në Vjenë mes Prishtinës dhe Beogradit.

Në konsultime po marrin pjesë Presidenti iSerbisë Boris Tadic dhe Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Diplomatë të Kombeve të Bashkuara i thanë Zërit të Amerikës se presin që një paketë propozimesh për çeshtjet teknike të paraqitet nga zoti Ahtisari nga mesi i muajit tetor.

Një diplomat që nuk deshi te identifikohej tha se kursi me imirë për shqiptarët e Kosovës është që ata të qëndojnë afër propozimeve të Zotit Ahtisari dhe të ketë kujdes që të mos distancohet nga propozimet e tij. //rd//

XS
SM
MD
LG