Lidhje

Shqipëri: Jep dorëheqjen drejtori i Aviacionit Civil


Në Shqipëri, Drejtori i Aviacionit Civil, Gazmend Dibra dha sot dorëheqjen e tij pas skandalit me kompaninë ajrore Albatros. Vendimi i tij erdhi pasi u njoftua nga prokurori që po drejton hetimet rreth kësaj çështjeje se ndaj tij është rregjistruar një procedim penal.

Zoti Dibra saktësoi se i ka kërkuar Ministrit të Transporteve që gjatë gjithë periudhës së procesit hetimor të zëvendësohet në detyrë nga një person i komanduar në mënyrë që sic u shpreh ai funksionet që ai mbulonte të mos dëmtoheshin për shkak të procedimit.

Zoti Dibra u vu në shenjestër të një pjese të madhe të medias dhe të opozitës për shkak të përmbajtjes së bisedës së rregjistruar mes tij dhe pronarëve të kompanisë Albatros, familjarë të presidentit Alfred Moisiu ku ushtrohej trysni për shkarkimin nga ana e kreut të shtetit të Prokurorit të Përgjithshëm në këmbim të heqjes së vendimit për pezullimin e fluturimeve të kompanisë.

Zoti Dibra i hodhi poshtë akuzat duke deklaruar se sipas tij bëhej fjalë për një proces fals të montuar për të cilin fajësoi presidentin, familjaret e tij si dhe Prokurorin e Përgjithshëm. //rd//

XS
SM
MD
LG