Lidhje

Departamenti i Shtetit dhuron 30 mijë dollarë për Muzeun e Kosovës


Shefja e Zyrës amerikane në Prishtinë Tina Kaidanov, i dorëzoi sot Muzeut të Kosovës një donacion me vlerë prej 30 mijë dollarësh amerikan, nga fondi i Ambasadorëve të Departamentit amerikan të shtetit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Ajo tha me këtë rast se “trashëgimia kulturore e Kosovës është shume e pasur me ndikimin e komuniteteve të ndryshme. Për të siguruar një të ardhme përparimtare për Kosovën, duhet siguruar që çdo pjesë e së kaluarës së saj shumetnike të ruhet”, tha zonja Kaidanov.

Udhëheqësit e muzeut të Kosovës dhe të Ministrisë së Kulturës e çmuan lart ndihmën e qeverisë amerikane për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë. Mbrojtja e kësaj trashëgimie është pjesë e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që po zhvilohen me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara. //ad//

XS
SM
MD
LG