Lidhje

Shqipëri: Presidenti Moisiu komenton për sistemin e drejtësisë


Në Shqipëri, Presidenti Alfred Moisu tha sot se shpeshherë politika dhe pushtetet e tjera kanë ndërhyrë, duke kërkuar madje dhe të imponojnë në vendimet e drejtësisë. Duke folur në konferencën gjyqësore, presidenti, i cili kryeson dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë, u shpreh se këto përpjekje kanë lënë pasojat e tyre në krijimin e një klime të padrejtë mosbesimi dhe denigrimi ndaj sistemit gjyqësor.

Ai shtoi se i mirëkuptonte kritikat ndaj këtij siistemi por kur ato shndërrohen në sulme verbale dhe kolektive e për më tepër, si u shpreh ai, marin trajtata e fushatave politike, duke synuar që krizat dhe dështimet e pushteteve të tjera t’i faturohen sistemit gjyqësor atëherë, saktësoi Presidenti, është detyrë e tij kushtetuese që të mos pajtohet me këtë situatë.

Në të vertetë, presidenti Moisiu është vënë disa herë në qendër të sulmeve politike. Rasti më i fundit është ai i përplasjes së parlamentit me këshillin e lartë të Drejtësisë për emërimin e dy anëtarëve të këtij këshilli.

Në fjalën e tij, kreu i shtetit nuk ka lënë pa prekur edhe problemet e vetë sistemit, duke saktësuar se të qënurit i pavaruar nuk do të thotë liri e pakufizuar për të vepruar sipas dëshirës apo për të abuzuar me ligjin. Ai tha se rritja e nivelit profesional, reagimi ndaj akteve korruptive dhe vonesve në dhënien e drejtësisë janë sfidat me të cilat vetë gjyqtarët duhet të përballen.//lk

XS
SM
MD
LG