Lidhje

Presidenti Bush: Koreja e Veriut do të përballet me pasoja serioze


Presidenti Bush thotë se Korea e Veriut do të ketë pasoja serioze për atë që me sa duket ka qënë një provë bërthamore, por theksoi se Uashingtoni nuk synon të sulmojë këtë vend.

Presidenti Bush tha dje se Shtetet e Bashkura vazhdojnë të jenë të angazhuara për zgjidhjen diplomatike të çështjes bërthamore. Ai shtoi se do të dëshironte të shikonte një rezolutë të Këshillit të Sigurimit, e cila kërkon që Koreja e Veriut të përmbushë angazhimet e saj për të çmontuar programin bërthamor.

Presidenti Bush përjashtoi gjithashtu mundësinë e zhvillimit të bisedimeve të drejt për drejta mes Uashingtonit dhe Penianit për të zgjidhur krizën. Ai tha se bisedimet dypalëshe në të kaluarën nuk kishin dhënë rezultat.

Ndërkohë në Këshillin e Sigurimit në New York, Shtetet e Bashkuara vendosën të kërkojnë mbajtjen e votimit për një rezolutë kundër Koresë së Veriut deri në fund të javës megjithë shqetësimet e shprehura nga Kina. Një projekt-rezolutë, që iu qarkullua vendeve anëtare të Këshillit dhe që i ra në dorë Zërit të Amerikës, bën thirrje për një embargo të rreptë armësh dhe për sanksione financiare kundër Koresë së Veriut.

Dje, Penjani kërcënoi se do të kryejë prova të tjera bërthamore, madje tha se do ta konsideronte presionin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara si shpallje lufte. //ze

XS
SM
MD
LG