Lidhje

BE-ja mbështet vendosjen e sanksioneve të kufizuara ndaj Iranit


Bashkimi Evropian thotë se mbështet sanksione të kufizuara kundër Iranit pas dështimit të përpjekjeve për të negociuar me Teheranin rreth programit të tij bërthamor.

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian të mbledhur në Luksemburg, thanë se nuk ka alternativë tjetër përveç se të mbështeten konsultimet në Këshillin e Sigurimit për sanksione të mundëshme.

Në një deklaratë, ministrat e jashtëm shprehën gjithashtu shqetësim të thellë lidhur me refuzimin e Iranit për të pezulluar pasurimin e uraniumit përpara se të zhvillohen negociata të reja.

Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad tha se vendi i tij nuk do ta ndalë pasurimin e uraniumit si kusht për bisedime të reja.

Në Nju Jork, ambasadori i Francës në OKB-, tha se një projektrezolutë për sanksionet mund të paraqitet këtë javë.

Rusia dhe Kina, të cilat kanë të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit, u kanë rezistuar thirrjeve të fundit në Këshillin e Sigurimit për t’i vënë sanksione Iranit.

XS
SM
MD
LG