Lidhje

Shtetet e Bashkuara, Kina diskutojnë sanksionet e OKB-së ndaj Phenianit


Shtetet e Bashkuara dhe Kina po shprehin të njejtin mendim për qëndrimin ndaj Koresë së Veriut dhe programit të saj bërthamor. Të dyja vendet janë dakort për rifillimin e bisedimeve 6 palëshe me Phenianin. Po ashtu ato mbështetin sanksionet e vëna nga OKB-ja pas provës bërthamore të Koresë së Veriut.

Qëndrimi amerikan dhe ai kinez u bë i ditur sot në Pekin, pas takimit të Sekretares së Shtetit Kondoliza Rajs me Ministrin e Jashtëm Li Zhao Xing. Një i dërguar kinez për Korenë e Veriut tha sot se vizita e tij në Phenian nuk ishte e kotë. Zyrtari kinez u takua dje me udhëheqësin koreano-verior Kim Jonmg Il për t’i dorëzuar një mesazh të presidentit kinez.

Departamenti i Shtetit thotë se sipas informacioneve që ka, i dërguari kinez i transmetoi një mesazh me tone të forta Koresë së Veriut, që të mos kryejë më prova bërthamore dhe të ndryshojë qëndrim. Ndërkohë, sipas agjencisë koreano-jugore të lajmeve, që i referohet burimeve nga Pekini, udhëheqësi koreano-verior dha garanci se Koreja e Veriut nuk po planifikon provë tjetër bërthamore. //rd//

XS
SM
MD
LG