Lidhje

Shtatë të vrarë nga sulmet me  bomba në Bagdad


Shtatë vetë gjetën vdekjen në Bagdad sot ndërsa vendi bëhet gati për të kremtuar Bajramin.

Një nga shpërthimet ndodhi në një treg mbushur me njerëz që po blenin ushqime për festën që shënon fundin e Ramazanit. Tre persona humbën jetë nga sulmi.

Ndërkohë një person kreu një sulm vetëvrasës në një zonë shumë të frekuentuar me dyqane në Bagdadin lindor, duke shkaktuar vdekjen e të paktën katër personave.

Ndërsa ushtria amerikane njoftoi se pjesëtarë të trupave amerikane vdiq dje nga plagët, duke e çuar në 80 numrin e trupave amerikane që kanë humbur jetën këtë muaj në Irak, duke e bërë tetorin muajin më vdekjeprurës për këtë vit.

Tetori po bëhet gjithashtu një nga muajt më vdekjeprurës për trupat amerikane që nga ndërhyrja e Marsit 2003

Presidenti Bush diskutoi strategjinë e tij për Irakun me ushtarakë të lartë dhe këshilltarët e sigurisë kombëtare të premten dhe dje. Ai tha se Shtetet e Bashkuara mund të ndryshojnë taktikat në Irak, por synimi do të mbetet i njëjtë.

Gazeta New York Times citon disa zyrtarë amerikanë të thonë se administrata e Presidentit Bush po harton një program për qeverinë irakiane për të çarmatosur milicitë sektare dhe për të realizuar objektiva të tjera politike dhe ekonomike.

Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë e hedh poshtë artikullin e sotëm si të pasaktë, por nuk sqaron se cilat janë pasaktësitë.

Ndërkohë, televizioni arab al-Jazeera citon një zyrtar të lartë amerikan të thotë se Shtetet e Bashkuara kishin treguar arrogancë dhe papjekuri në Irak. I pyetur për këtë njoftim, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit tha se citimet e vendosura nga al-Jazeera në faqen e internetit nuk pasqyrojnë me saktësi thëniet e zyrtarit. //kk//

XS
SM
MD
LG