Grupi për lirinë e shtypit, Gazetarët pa Kufij, në listën e tij të 168 vendeve e ka etiketuar Korenë e Veriut si vendin që shkel më rëndë lirinë e shtypit.
Grupi me bazë në Paris tha dje se gazetarët në Korenë e Veriut, në Eritrea, Turkmenistan, Kubë, Birmani dhe Kinë vënë jetën në rrezik ose burgosen sepse përpiqen t’i mbajnë njerëzit të informuar. Grupi kritikon Iraninin dhe Arabinë Saudite si vendet që kryejnë shkeljet më të rënda në Lindjen e Mesme.
Gazetarët pa Kufij i kanë kategorizuar Shtetet e Bashkuara në vendin e 53-të për shkak se Shtëpia e Bardhë i ka parë shtrembër gazetarët që vënë në diskutim luftën kundër terrorit.
Vende të tjera, që përgjithësisht vlerësohen për respektimin e lirisë së shtypit kanë rënë, duke përfshirë Danimarkën, Francën dhe Japoninë, ndërsa përmirësime janë vënë re në Bolivi dhe Bosnje-Hercegovinë.
Gazetarët pa Kufij thonë se Finlanda, Islanda, Irlanda dhe Hollanda janë në vend të parë si shtetet që respektojnë më shumë të drejtat e gazetarëve.