Lidhje

Presidenti Bush rithekson mbështetjen për Kryeministrin e Irakut


Presidenti George Bush dhe kryeministri irakian Nuri al-Maliki ritheksuan partneritetin mes tyre, pas një jave tesionesh publike mes tyre.

Në një deklaratë të përbashkët, të dy udhëheqësit thanë se do të bashkëpunojnë në çdo mënyrë të mundur për një Irak të qendrueshëm dhe demokratik dhe për fitoren në luftën kundër terrorizmit. Ata ranë gjithashtu dakord të përshpejtojnë stërvitjen e forcave irakiane për të transferuar sa më parë përgjegjësitë e sigurimit.

Deklarata pasoi një video-konferencë mes dy udhëheqësve. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Toni Snou u tha gjithashtu gazetarëve se nuk ka tendosje në marrëdhëniet me Kryeministrin al-Maliki.

Udhëheqësi irakian këmbënguli këtë javë se asnjë fuqi e huaj nuk do t’i diktojë rendin e ditës qeverisë së tij, ndërkohë që Shtëpia e Bardhë dukej se i bënte presion atij për të pranuar afate kohore për kryerjen e reformave politike për t’i dhënë fund dhunës sektare.

Presidenti Bush, i ndodhur nën presion këtë vit zgjedhjesh për të arritur rezultate në Irak, tha se zoti Maliki është një udhëheqës sovran, i cili mbështetet nga Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG