Zyrtarë irakianë thanë se nga sulmet në gjithë vendin u vranë 50 veta, përfshirë 30 viktima nga një shpërthim i vetëm në lagjen shiite Sadr të Bagdatit.
Shpërthimi, që ndodhi sot në mëngjes, goditi një grup punëtorësh shiitë, që po prisnin për punë.
Ndërkohë, Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Stivën Hadli ndodhet në Bagdat për bisedime lidhur me bashkëpunimin ushtarak dhe politik. Këshilltari më i lartë i presidentit Bush për çështjet e sigurimit mbrriti në Bagdat sot në mëngjes dhe u takua me kryeministrin irakian dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Kjo vizitë bëhet ndërkohë që numri i ushtarëve të vrarë amerikanë kap 100-shin, numri më i madh në një muaj që nga janari i vitit 2005.
Po sot, zyrtarët britanikë thanë se personeli civil i konsullatës britanike në Basra do të lëvizet në një aeroport aty pranë për shkak të shqetësimeve të sigurisë.