Lidhje

Irak: Hiqet rrethimi i vendosur në lagjen Sadr


Përkrahësit e klerikut radikal shiit, Maktada al-Sadr festuan dje në lagjen Sadr të Bagdatit, ndërkohë që u hoq bllokada me urdhër të kryeministrit Nuri al-Maliki.

Forcat amerikane dhe irakiane braktisën postblloqet në lagjen shiite, vetëm disa orë pas urdhërit të kryeministrit al-Maliki. Kleriku shiit al-Sadr dha urdhër për mbylljen e dyqaneve, shkollave dhe zyrave qeveritare në lagjen Sadr si pjesë e një greve të përgjithshme në shenjë proteste kundër postblloqeve.

Bllokada ishin pjesë e një operacioni për gjetjen e një ushtari amerikan, për të cilin autoritetet amerikane mendonin se ishte rrëmbyer nga ekstremistët shiitë.

Ndërkohë, zyrtarë irakianë thanë se Iraku ka nevojë për rreth 100 miliardë dollarë nga vendet donatore për të rindërtuar infrastrukturën e tij.

Një zëdhënës i qeverisë tha se kjo shumë nevojitet gjatë 4-5 vjetëve të ardhshëm deri sa Iraku të rindërtojë sektorin e tij të naftës. Zëdhënësi i bëri thirrje dje për ndihmë komunitetit ndërkombëtar në hapje të një takimi ndihmash në Kuvajt.

Po dje, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, tha se e mbështet një propozim për shtimin e forcave irakiane të sigurimit. Sekretari Rumsfeld nuk pranoi të thoshte se çfarë shtimi ka propozuar komandanti i lartë i forcave amerikane në Bagdat, gjenerali Xhorxh Kejsi.

10 mijë ushtarë bëjnë pjesë tani në ushtrinë e Irakut, forcat policore dhe ato të kontrollit të kufirit. //ze//

XS
SM
MD
LG