Lidhje

Zyrtarët e Gjykatës së Hagës nxjerrin nga salla a gjyqit ultranacionalistin serb


Zyrtarët në gjykatën e Hagës thanë se e nxorrën nga salla e gjyqit udhëheqësin e partisë ultranacionaliste serbe pasi ndërpreu dëgjimin për mënyrën e procedurës së gjykimit të tij.

Vojislav Sheshel ndërpreu procesin gjyqësor sot sa herë që avokatët e caktuar nga gjykata për mbrojtjen e tij u përpoqën të marrin fjalën.

Vojisllav Sheshel përballet me akuza për persekutim, vrasje dhe tortura të qytetarëve jo-serbë gjatë konfliktit të viteve ‘90 në ish Jugosllavi. Udhëheqësi i Partisë Radikale serbe i quajti avokatët spiunë dhe kërkoi që kryegjykatësi t’i nxirrte ata ose vetë atë nga salla e gjyqit.

Zyrtarët e gjykatës nxorën të pandehurin nga salla pasi ai nuk përfilli disa paralajmërime të gjykatësit.

Gjykata e Hagës i mohoi zotit Sheshel të drejtën për t’u vetmbrojtur pasi ai ndërpreu seancat paragjyqësore.

Muajin e kaluar dhoma e apeleve të gjykatës i ktheu atij të drejtën të vetmbrohej. Por i caktoi dy avokatë mbrojtës për ta këshilluar.

XS
SM
MD
LG