Lidhje

Ultranacionalisti Sheshel thotë se është gati të vetëmbrohet


Ultranacionalisti serb Vojislav Sheshel tha se ishte i gatshëm të vetëmbrohej kundër akuzave për krime lufte që nga viti 2003, kur iu dorëzua vullnetarisht gjykatës së Hagës.

Udhëheqësi i partisë radikale serbe njoftoi gadishmërinë e tij sot, gjatë një seance të shkurtër në gjyq. Por zoti Sheshel më vonë u ankua tek një trup gjykues prej tre anëtarësh, se nuk kishte marrë listat e dëshmitarëve të prokurorëve dhe disa dokumente të tjera.

Ai u ankua gjithashtu se disa nga dokumentat nuk janë në një formë apo gjuhë të kuptueshme për të. Gjykata e Hagës e ka akuzuar zotin Sheshel për krime kundër civilëve jo-serbë, të kryera nga njësitë paraushtarake, nën kontrollin e tij në ish Jugosllavi gjatë konfliktit të viteve 1990. Ai ka deklaruar se është i pafajshëm.

XS
SM
MD
LG