Lidhje

Anëtarët e presidencës së re kolektive në Bosnje-Hercegovinë bëjnë betimin


Anëtarët e Presidencës së re kolektive të Bosnje-Hercegovinës bënë sot betimin, duke shprehur ndjenja mirëkuptimi për të ardhmen e vendit.

Përfaqësuesi serb Nebojsha Radmanovic, i cili do të shërbejë gjatë 8 muajve të parë si president i vendit, theksoi nevojën për kapërcimin e mosmarrëveshjeve mbi baza etnike, në mënyrë që Bosnja të ecë përpara. Edhe përfaqësuesi mysliman i presidencës, Hariz Silajxhic, shprehu të njëjtat ndjenja me homologun e tij serb. Ai theksoi rëndësinë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, në mënyrë që vendi të arrijë synimin për t’u anëtarësuar në BE.

Të tre presidentët, ai serb, ai boshnjak dhe homologu i tyre kroat, Zeljko Komsic, mund të bëhen të parët presidentë të Bosnjes pa praninë e ndërmjetësuesve ndërkombëtarë, që pas përfundimit të konfliktit të vitit 1990. I dërguari ndërkombëtar për Bosnjen, Christian Shwartz Schilling, në fillim të vitit bëri të njohura planet për ta mbyllur zyrën e tij në Bosnje, në se të tre grupet etnike fillojnë të bashkëpunojnë dhe të zbatojnë reformat e nevojshme.

XS
SM
MD
LG