Lidhje

SHBA: Demokratët marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe gjysmën e Senatit


Shtypi amerikan njofton se demokratët kanë fituar një vend tjetër në Senat, në garën në shtetin e Montanës. Sipas shtypit, demokrati Xhon Tester ka fituar ndaj senatorit republikan Konrad Bërns.

Rezultati ende nuk është zyrtarizuar nga komisioni elektoral i këtij shteti dhe disa vota ende po numërohen. Në se fitorja e demokratëve në Montana konfirmohet, demokratët do të siguronin 50 vende, ose gjysmën e 100 vendeve të Senatit, kjo edhe për shkak të 3 kandidatëve të pavarur që kanë shpallur se do të votojnë se bashku me demokratët.

Republikanët kanë 49 vende në Seant. Një vend ende nuk është përcaktuar, ai i shtetit të Virxhinias ku gara ishte tepër e ngushtë për t’u parashikuar.

Beteja për senatin është përqëndruar tani në Virxhinia. Kjo garë ndoshta nuk do të përcaktohet edhe për disa ditë, ose edhe javë, për shkak të rinumërimeve.

Rezultatet e zgjedhjeve të djeshme të kongresit nuk kanë dalë të gjitha, por demokratët kanë fituar më shumë se 24 vende të tjera në dhomën e përfaqësuesve, për të rimarrë kontrollin e këtij institucioni për herë të parë që nga viti 1994.

Demokratët e shpallën fitoren sot në mëngjes pasi rezultatet e zgjedhjeve treguan se ata kishin fituar më shumë se 15 vendet e nevojitura për të marrë kontrollin e dhomës së përfaqësuesve nga partia republikane.

Parashikimet e përgjithshme tregojnë se demokratët po fitojnë më shumë se 230 garave të dhomës në të gjithë vendin, në krahasim me 200 të republikanëve. Asnjë nga demokratët në pushtet nuk e ka humbur postin.

XS
SM
MD
LG