Lidhje

Uashingtoni, Tokjo dhe Seuli nuk do ta njohin Korenë e Veriut si shtet bërthamor


Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut thonë se nuk do ta njohin Korenë e Veriut si shtet që zotëron armë bërthamore, me gjithë provën e Phenianit muajin e kaluar.

Zyrtarë amerikanë dhe koreano-jugorë, përmes një deklarate të përbashkët, thanë të martën se prova bërthamore e Phenianit është kërcënim i madh ndaj paqes dhe sigurimit në rajon. Të dyja palët thanë gjithashtu se është e rëndësishme të zbatohen me rigorozitet sanksionet e Kombeve të Bashkuara ndaj Phenianit për shkak të kësaj prove.

Një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e ndalon tregëtinë e teknologjisë së armëve me Korenë e Veriut.

Deklarata e përbashkët pason bisedimet në Seul ndërmjet zyrtarëve koreano-jugorë dhe diplomatëve të lartë amerikanë, Robert Xhozef dhe Nikolas Bërns.

Disa orë pas deklaratës së Seulit dhe Uashingtonit, ministri i jashtëm japonez, Taro Aso, shprehu mbështetjen e tij ndaj qendrimit për të mos njohur Korenë e Veriut si shtet bërthamor. //az//

XS
SM
MD
LG