Lidhje

Një zyrtar i lartë serb thotë se zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 21 janar


Një zyrtar i lartë serb thotë se udhëheqësit politikë të vendit ranë dakord për të caktuar 21 janarin si datën e zgjedhjeve parlamentare.

Ministri i Ekonomisë Pedrag Bubalo e konfirmoi 21 janarin, por shtoi se një njoftim zyrtar mund të jepej sot në lidhje me datën e zgjedhjeve.

Diskutimet në lidhje me datën e zgjedhjeve pasuan deklaratën e djeshme nga kryetari i parlamentit serb, Pedrag Markoviç, se kushtetuta e re e vendit u miratua zyrtarisht.

Dokumenti, i miratuar përmes referendumit të muajit të kaluar, vazhdon të nxisë komente kundërthënëse, pasi e deklaron Kosovën pjesë të pandashme të Serbisë.

Bisedimet për të ardhmen e Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit kanë sjellë deri tani pak përparim.

XS
SM
MD
LG