Lidhje

Prokurorët gjermane shqyrtojnë mundësinë e ngritjes së akuzave kriminale kundër sekretarit Ramsfeld


Një grup studimor me seli në Shtetet e Bashkuara i ka kërkuar prokurorëve gjermanë të hetojnë mundësinë e akuzave kriminale kundër sekretarit amerikan të mbrojtjes që po largohet nga detyra Donald Rumsfeld për rolin e tij në sankionimin e abuzimeve me të burgosurit nën arrest.

Prokurorët federalë në Gjermani thanë se kanë marrë më shumë se 200 faqe ankesa sot nga Qendra për të Drejtat Kushtetuese. Avokatët e këtij grupi thonë se nëpërmjet kësaj çështjeje kërkon të analizohen përgjegjësitë e zyrtarëve të lartë amerikanë që autorizuan krime lufte në betejën kundët terrorizmit. Një ankesë e ngjashme e paraqitur në vitin 2004 u hodh poshtë.

Avokatët thonë se çështja e re gjyqësore përmban ato që ata i quajnë informacione të reja të rëndësishme në rrethanat e krijuara pas dorëheqjes së zotit Rumsfeld.

XS
SM
MD
LG