Prokurorët e Gjykatës së Hagës për Krime Lufte u kërkuan zyrtarëve të kontrollojnë gjendjen shëndetësore të të dyshuarit për krime lufte Vojisllav Sheshel, i cili ka filluar një grevë urie.
Gjykata me bazë në Hagë tha sot se prokurorët duan të konfirmojnë në se kreu i Partisë Ultranacionaliste serbe nuk po pranon të hajë ushqim. Ata duan gjithashtu të dinë në se gjendja fizike e tij do të ndikonte në planet për fillimin e gjyqit ndaj tij më 27 nëntor.
Sheshel e filloi grevën e urisë javën e kaluar, si protestë për lirimin e këshilltarëve të tij ligjorë dhe për vizita të pakufizuara nga gruaja e tij. Sheshel akuzohet për rolin e tij në krimet e kryera nga popullsia jo serbe gjatë konflikteve të viteve ’90. Ai i ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij.