Lidhje

Kryeministri izraelit Olmert  thotë se është gati për bisedime paqeje me një qeveri të re palestineze


Kryeministri izraelit, Ehut Olmert, tha se ai është gati për bisedime paqeje në se del një qeveri e re palestineze që dënon dhunën dhe në se grupet e armatosura lirojnë një ushtar të kapur izraelit.

Zoti Olmert tha se Izrseli është po ashtu i përgatitur për të pakësuar pikat e kontrollit, të heqë vend-banimet hebraike në Bregun Perëndimor, të çbllokojë fondet e pezulluara palestineze dhe të lirojë shumë të burgosur palestinezë. Ai e bëri ofertën gjatë një fjalimi përkujtimor për kryeministrin e parë izraelit David Ben Gurion.

Dje Izraeli tërhoqi trupat nga Rripi i Gazës në kuadër të një marrëveshjeje armëpushimi me militantët palestinezë që u zotuan nga ana e tyre të ndërpresin sulmet me raketa. Por sot pati njoftime nga pala izraelite për lëshim raketash nga Gaza. Nuk ka njoftime për të dëmtuar.

Përfaqësuesi palestinez në negociata, Saeb Erekat tha se palestinezët janë të gatshëm të zhvillojnë bisedime me Izraelin, por ai kërkoi që armëpushimi të shtrihet edhe në Bregun perëndimor. //ze//

XS
SM
MD
LG