Lidhje

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit në Prishtinë


Në Prishtinë, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit që përdorën dhunën ndaj objekteve të UNMIK-ut.

Mijëra protestues demonstruan sot kundër procesit të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara për përcaktimin e statusit të ardhshëm të Kosovës. Gjatë demostratës, protestuesit hodhën bojë të kuqe në muret dhe dritaret e ndërtesës së parlamentit duke ndotur muret dhe duke thyer xhamet e dritareve.

Demonstruesit, të udhëhequr nga veprimtari studentor Albin Kurti, kërkojnë dhënien fund menjëherë të bisedimeve me Serbinë rreth të ardhmes së Kosovës.

Dje, zyrtarët e UNMIK-ut i shtuan masat e sigurimit përreth objekteve të OKB-së në Kosovë, pas marrjes së kërcënimeve të besueshme, siç thana ata. Që nga muaji shkurt i këtij viti, zyrtarët e OKB-së po ndërmjetësojnë bisedimet midis përfaqësuesve shqiptarë të Kosovës dhe qeverisë së Beogradit. Shqiptarët kërkojnë pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që Beogradi këmbëngul për mbajtjen e këtij rajoni nën kontrollin e Serbisë.

Ndërmjetësuesi i OKB-së në bisedime, Marti Ahtisari pritet të shpallë në janar rekomandimin e tij mbi statusin e Kosovës. Organizata Vetvendosja, ka kryer rregullisht demonstrata kundër pranisë së Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Vitin e kaluar dhjetra vetë u arrestuan gjatë një prej protestave të kësaj organizate. //rd//

XS
SM
MD
LG