Lidhje

Irak: Rreth 2 mijë trupa amerikane do të transferohen në Bagdat


Ushtria amerikane në Irak tha se do të transferojë rreth 2 mijë trupa në Bagdat për të ndihmuar në stabilizimin e gjendjes së sigurisë në kryeqytetin irakian.

Zyrtarët thanë se ushtarët do të transferohen nga Iraku verior dhe se disa do të zëvëndësojnë trupa të tjera, që janë planifikuar të kthehen në atdhe.

Shefi i shtatmadhërisë amerikane, gjenerali Pitër Pejs, nuk parashikoi numrin e forcave të shtuara në Bagdat dhe se sa kohë do të qëndrojnë aty. Ai tha dje se lëvizja e trupave është pjesë e doaligut në Bagdat dhe Uashington.

Gjenerali Pejs mohoi njoftimet se të gjithë marinsat amerikanë do të tërhiqen nga provinca e dhunshme al-Anbar për të ndihmuar në Bagdat.

Gjenerali tha se nuk mendon se Iraku është në gjndje të luftës civile.

RAPORT I NJË GRUPI STUDIMOR MBI POLITIKËN AMERIKANE NË IRAK

Gazeta amerikane Nju Jork Tajms shkruan se grupi ndërpartiak që studjoi politikën amerikane në Irak do të rekomandojë një tërheqje shkallë-shkallë të forcave ushtarake amerikane nga ai vend i shkatërruar nga dhuna.

Gazeta shkruan se rekomandimet e grupit studimor me 10 anëtarë nuk caktojnë një afat për tërheqjen e trupave, por e bëjnë të qartë se angazhimi ushtarak amerikan nuk duhet të jetë i pafund.

Raporti nuk thotë në se 15 brigadat luftarake të ushtrisë do të kthehen në atdhe ose do të tërhiqen nëpër baza në Irak ose në vendet fqinje.

Dje, ish anëtari demokrat i kongresit, Lli Hemilton, bashkë-kryetar i grupit studimor, njoftoi se ky grup kishte arritur një konsensus mbi rekomandimet për Irakun. Ai tha se rezultatet do të njoftohen në një konferencë shtypi më 6 dhjetor. Ish sekretari amerikan i shtetit James Baker, është bashkë-kryetari tjetër i grupit, i cili përbëhet nga 5 demokratë dhe 5 republikanë.

Gjatë muajve të fundit, ky grup është takuar me mbi 100 zyrtarë irakianë ushtarakë dhe civilë për të hartuar një vlerësim të pavarur të përparimit në luftën e Irakut.

Po dje në Uashington, grupi kërkimor, Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare tha se nuk ka asnjë dyshim që konflikti në Irak është shndëruar në luftë civile dhe paralajmëroi se dhuna mund të përkeqësohet gjatë muajve të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG