Lidhje

Irak: Avokatët e Sadam Huseinit apelojnë dënimin e tij me vdekje


Zyrtarët irakianë thonë se avokatët e ish-presidentit Sadam Husein e kanë apeluar dënimin e tij me vdekje. Ata thonë se avokatët paraqitën apele për vendimet ndaj 6 të dënuarve të tjerë në çështjen lidhur me ekzekutimin e 148 burrave dhe djemve nga fshati shiit Duxhail në vitet ’80.

Më 5 nëntor, Sadami dhe 2 të pandehur të tjerë u dënuan me vdekje në litar.

Ndërkaq, Ushtria amerikane në Irak njofton se forcat e koalicionit kanë vrarë 6 kryengritës dhe tre civilë në operacione kundër një numër bazash të ekstremistëve në provincën perëndimore Anbar. Dëshmitarët thonë se nga sulmi gjetën vdekjen 9 civilë.

Ushtria amerikane njoftoi gjithashtu se 3 ushtarë të tjerë amerikanë janë vrarë nga shpërthimi i bombave të vënë në anë të rrugës në Irak. Ndërsa forcat ajrore amerikane njoftojnë se Majori Troy Gilbert u vra në aksion. Avioni i tij F-16 u rrëzua këtë javë në provincën al-Anbar në perëndim të Bagdatit.

XS
SM
MD
LG