Lidhje

Pamuk i zhgënjyer për mosinteresin e pranimit  të Turqisë në BE


Shkrimtari turk që fitoi këtë vit çmimin Nobel në letërsi, Orhan Pamuk thotë se ka mbetur i zhgënjyer nga rënia e interesit për forcimin e lidhjeve midis Bashkimit Evropian dhe Turqisë.

Zoti Pamuk tha sot në Stokholm se entuziazmi për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian ka rënë si brenda Turqisë edhe në Evropë. Anëtarësimi i Turqisë, tha ai, do të krijonte një shembull harmonie mes qytetërimeve në mbarë botën.

Shkrimtari Orhan Pamuk ndodhet në Suedi për ceremoninë tradicionale të fituesit të çmimit Nobel në letërsi që zhvillohet nesër në Akademinë Suedeze. Komisioni i dhënies së çmimeve, në motivacionin për shkrimtarin Pamuk thekson se ai u nderua ndër të tjera për “zbulimin e simboleve të reja për përplasjet dhe ndërthurrjet e kulturave”.//lk

XS
SM
MD
LG