Lidhje

Presidenti irakian kritikon raportin e Grupit Studimor


Ditën që Presidenti i Irakut, Jalal Talabani, e kundërshtoi raportin dypartiak të Grupit Studimor për Irakun, kryetarët e grupit prej 10 anëtarësh dolën në telrvizion për të mbrojtur rekomandimet e tyre.

Në intervistat me rrjetet televizive amerikane, republikani James Baker dhe demokrati Lee Hamilton, thanë se propozimet e tyre përbëjnë një perspektivë të qartë për Irakun.

Ish sekretari i Shtetit, James Baker, tha në programin televiziv të CNN-it Late Edition se diçka duhet bërë.

“Ne themi se një ndryshim në misionin kryesor të forcave tona, një ofensivë më e madhe dhe më këmbëngulëse diplomatike dhe kushtëzimi indihmës tonë për qeverinë irakinae mund të sjellë ndryshime. Kjo mund të na ndihmojmë të realizojmë synimet tona”.

Zoti Baker e bëri këtë koment vetëm disa orë pasi Presidenti i Irakut, që është kurd, e quajti raportin e komisionit të padrejtë. Zoti Talabani tha se rekomandimet e grupit janë ofenduese për popullin e Irakut.

Ish kongresmeni, Lee Hamilton, tha se arsyeja për një kritikë të tillë është e thjehstë. Ai i tha CNN-it se disa udhëheqës në Irak e shikojnë raportin vetëm në bazë të interesave të grupimeve etnike të cilave u takojnë.

“Në qoftë se kjo është perspektiva që shikojnë këta udhëheqës, atëhere nuk do të ketë një Irak të bashkura dhe nuk do të ketë prani të Shteteve të Bashkuara pas një kohe të shkurtër”.

Presidenti Bush ka premtuar t’i shikojë me shumë seriozitet rekomandimet e Grupit Studimor për Irakun. Por ai ka theksuar gjithashtu se administrata po ndjek praktikën e saj të rishikimit të politikës në Irak, si në Pentagon, ashtu edhe në Departamentin e Shtetit dhe Këshillin e Sigurimit Kombëtar të Shtëpisë së Bardhë dhe të gjitha këto do të kenë peshtë të barabartë.

Në programin e rrjetit televiziv CBS, Face the Nation, zoti Baker vuri në dukje se komisioni i tij i ekspertëve të politikës së jashtme është një grup dypartiak që ka si detyrë vetëm t’i paraqesë një listë rekomandimesh Presidentit.

“Për mendimin tim gjendja në Irak është e tillë që ndjekja e politikës së deritanishme nuk sjell përgjigje. Populli amerikan duhet të jetë i bashkuar dhe vendi duhet të jetë i bashkuar për një strategji të caktuar veprimi, që ajo të realizohet me sukses”.

Presidenti do të takohet me ekipin e tij të politikës së jashtme sot në Departamentin e Shtetit. Para fundit të javës, ai do të zhvillojë edhe konsultime me zyrtarët e Pentagonit dhe komandantët ushtarakë në Irak. Këshilltarët thonë se ai ka në plan të mbajë një fjalim për popullin amerikan mbi mbundësinë e ndryshimit të strategjisë së Shteteve të Bashkura para Krishtlindjeve.

XS
SM
MD
LG