Lidhje

Evropa diskriminuese ndaj myslimanëve


Në një raport të Bashkimit Evropian thuhet se myslimanët kudo në Evropë po përballen me një rritje të diskriminimit dhe të të ashtuquajturës islamofobi.

Studimi i publikuar sot nga Qendra Evropiane e Monitorimit mbi Racizmin dhe Ksenofobinë thotë se shfaqjet e islamofobisë variojnë nga kërcënimet verbale e deri te sulmet fizike ndaj personave dhe pronës. Raporti ve në dukje se myslimanët evropianë përfaqësohen në mënyrë joproporcionale në zonat me kushte të këqia banimi.

Niveli i tyre arsimor është nën mesataren ndërsa përqindja e tyre e punësimit është më e lartë se sa mesatarja. Gjithashtu, thuhet në raport, myslimanët bëjnë më shumë punë me paga të ulta dhe që kërkojnë nivel më të ulët kualifikimi. Studimi thotë se shkalla e diskriminimit dhe incidentet kundër myslimanëve në Evropë nuk dokumentohen dhe nuk raportohen sa duhen. Myslimanët përbëjnë rreth 3,5 përqind të popullatës së Bashkimit Evropian. //rd//

XS
SM
MD
LG