Lidhje

Policia e Kosovës arreston tre veta për armëmbajtje pa leje


Policia në Kosovë ka arrestuar tre shqiptarë, përfshi një zyrtar të lartë të ministrisë së punës nën akuzat për mbajtje të paligjshme të një sasie të madhe armësh.

Zyrtarët thanë se dy nga personat e arrestuar janë aktivistë të partisë së tretë më të madhe në vend, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Partia e drejtuar nga ish kryeministri Ramush Haradinaj, është anëtare e koalcionit qeveritar.

Në një deklaratë, qeveria e Kosovës shpreh keqardhje për rolin e zyrtarëve të saj në këtë incident.

Autoritetet i bënë arrestime të mërkurën në afërsi të fshatit Glagovac në Kosovën qendrore. Zyrtarët thanë se në armët e gjetura përfshiheshin granada-hedhëse dhe lëndë shpërthyese.

Paqeruajtësit e Natos vazhdojnë të patrullojnë Kosovën ndërsa tensionet etnike vazhdojnë të jenë të pranishme në atë zonë.

XS
SM
MD
LG