Lidhje

Gripi i shpendëve mund të shkaktojë vdekjen e 62 milionëve


Një ekip shkencëtarësh thotë se rreth 62 milionë vetë, shumica në vendet në zhvillim, mund të vdesin nëse shpërthen një epidemi e gripit të shpendëve.

Studiuesit e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Harvardit i botuan këto përfundime në revistën mjekësore Lancet. Llogaritjet u bënë duke studiuar të dhënat për viktimat nga 27 vende nga epidemia e vitit 1918 e gripit spanjoll dhe duke përdorur formulën për popullsinë 6 miliardëshe të botës në vitin 2004. Studiuesit thonë se sipas këtij modeli, 96 për qind që do të humbnin jetën nga katastrofa jetojnë në vendet në zhvillim.

Shkencëtarët thonë se ndërsa vendet e varfra në përgjithësi janë ato që goditen më rëndë nga katastrofat natyrore, studimi i tyre është i pari që gjen një lidhje mes varfërisë dhe numrit të viktimave shkaktuar nga epidemia e gripit spanjoll.

Virusi H5N1 i gripit të shpendëve ka shkaktuar vdekjen e mbi 150 vetëve në gjithë botën, shumica nëm Azi. //az//

XS
SM
MD
LG