Lidhje

Papa Benedikti theksoi rëndësinë e jetës së njeriut në fjalimin e tij të përjavshëm


Papa Benedikti theksoi rëndësinë e jetës së njeriut në fjalimin e tij të përjavshëm, ndërkohë që qindra njerëz morën pjesë në funeralin e një aktivisti italian, që mbështeste të drejtën për të vdekur, pasi Vatikani nuk pranoi që varrimi i tij të bëhej sipas traditës së krishterë.

Papa Benedikti u tha pelegrinëve të mbledhur sot në Sheshin e Shën Pjetrit se Krishtlindjet i ndihmojnë njerëzit të jenë të vetëdijshëm rreth vlerës së jetës së çdo njeriu nga fillimi deri në përfundimin natyral.

Në të njëjtën kohë në Romë, një ceremoni jo-fetare varrimi u zhvillua për veprimtarin e së drejtës për të vdekur, Pierxhorxhio Welby, i cili vdiq këtë javë pasi u kërkoi mjekëve të tij që ta shkëpusnin nga makina, që e mbante atë gjallë, pasi ishte paralizuar dhe vuante nga një sëmundje e rëndë.

Zyrtarë të Vatikanit thanë se Kisha nuk mund të lejonte një funeral fetar për zotin Welby sepse ai kishte vendosur t’i jepte fund jetës së tij në kundërshtim me mësimet e katoliçizmit. //ze//

XS
SM
MD
LG