Lidhje

Vdiq legjendari i muzikës Soul, Xhejms Braun


Këngëtari legjendar amerikan James Brown që njihet si themeluesi i muzikës Soul vdiq sot në moshën 73 vjeçare.

Agjenti i zotit Brown, Frank Copsidas, tha se këngëtari ishte shtruar në një spital të Atlantës në Georgias dje nga pneumonia dhe vdiq të hënën rreth orës 1:45.

Këngëtari i njohur ndryshe si njeriu më punëtor në industrinë e argëtimit, cilësohet si njeriu që e ktheu muzikën R&B në soul dhe pastaj dhe pastaj kthimin e saj në muzikën funk në fund të viteve 60 dhe fillimin e viteve 70.

Brown luajti rol kryesor në zhvillimin e musikës disko dhe rep. Në vitin 1986 James Brown u bë ndër artistët e parë të nderuar në klasifikimin Hall of Fame për muzikën Rock and Roll dhe mori çmimin Gramy për arritje jetësore në vitin 1992.

Hitet e tij përfshijnë Out of Sight dhe I Got You. Agjenti i Brownit tha se arsya e vdekjes së tij është ende e papërcaktuar. //ad//

XS
SM
MD
LG