Lidhje

Sadam Huseini pranë ekzekutimit


Avokatët e Sadam Huseinit thotë se udhëheqësi i përmbysur irakian është transferuar nga kontrolli i Shteteve të Bashkuara nën atë irakian, në përgatitje për ekzekutimin e tij.

Megjithatë një zëdhënës i Departamentit të shtetit në Washington thotë se transferimi nuk është realizuar ende. Nuk është e qartë se kur do të kryhet ekzekutimi. Kryeministri irakian Nouri al-Maliki tha se nuk do të ketë rishqyrtim apo vonesë në kryerjen e ekzekutimit të udhëheqësit të përmbysur Sadam Husein. Zoti Maliki tha se ata që e kundërshtojnë dënimin me vdekje fyejnë kujtimin e viktimave të tij.

Avokatët e Sadam Husseinit thanë se ushtria amerikane u ka kërkuar atyre të marrin sendet personale të ish diktatorit. Avokati mbrojtës i ish-diktatorit tha gjithashtu se nuk ka informacion se kur do t’u dorëzohet klienti i tij autoriteteve irakiane.

Zyrtarët irakianë thonë se ai vazhdon të jetë nën arrestin e forcave amerikane. Të martën, gjykata irakiane e apelit tha se dënimi me vdekje i Sadam Huseinit për vrasjen e 148 shiitëve në vitin 1982 duhet të kryhet brenda 30 ditësh. //rd//

XS
SM
MD
LG