Lidhje

Shtetet e Bashkuara paralajmërojnë Korenë e Veriut për pasoja


Shtetet e Bashkuara e paralajmëruan Korenë e Veriut se çdo provë e re bërthamore nga ana e Penianit do të kishte pasoja të rënda për bisedimet gjashtëpalëshe lidhur me programin e tij bërthamor.

Qendrimi i Shteteve të Bashkuara u shpreh nga zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Shon Makkormak ndërkohë që zyrtarët e Koresë së Jugut thanë se kishin vënë re një shtim aktiviteti pranë një objekti koreanoverior që dyshohet si poligon provash.

Zyrtarët e Koresë së Jugut nuk thanë se ky shtim aktiviteti ishte përgatitje për një provë të dytë bërthamore dhe zoti Makkormak tha se Peniani nuk kishte dhënë shenja politike se synonte një gjë të tillë.

Koreja e Veriut realizoi një provë bërthamore të nëndheshme në muajin tetor, gjë që u bë shkas për sanksione ndërkombëtare dhe një dënim në shkallë botëror.

Bisedimet e bllokuara gjashtëpalëshe për programin bërthamor të Peninit rifilluan muajin e kaluar. Ato përfunduan pa ndonjë rezultat të dukshëm por zoti Makkormak tha se sipas ekspertëve amerikanë, bisedimet mund të nisin përsëri qysh këtë muaj.//ii

XS
SM
MD
LG