Lidhje

Kafshët e detit në parkun e San Diegos në dietë


Një nga premtimet më të shpeshta që bëjnë amerikanët në fillim të çdo viti të ri është angazhimi për të ndjekur dieta dhe ushtrime fizike për të humbur peshë. Këtë vit e kanë filluar me një angazhim të ngjashëm edhe kafshët e detit në parkun e madh të San Diegos në Kaliforni, Sea World.

Trajnerët kanë filluar punën me ta në përpjekje për t’i ndihmuar të humbin peshë. Mes gjitarëve të detit që po i nënshtrohen ushtrimeve është edhe lopa e detit Seahook, një nga yjet e shfaqjeve të parkut. Edhe një qen, protagonist i një shfajeje me kafshë shtëpiake ka filluar ushtrimet e aerobisë, ndërsa derrat kanë filluar një dietë frutash të freskëta dhe shalqini.

Delfinët dhe balenat e kontrollojnë sesa përparim kanë bërë duke përdorur një peshore të veçantë. Zakonisht me kalimin e muajve, njerëzit e harrojnë premtimin e marrë në fillim të vitit, por nuk dihet sesa të përkushtuara do të jenë kafshët e këtij parku të madh që të humbin peshën.//lk

XS
SM
MD
LG