Lidhje

Fraksionet rivale palestineze bëjnë përparim drejt një qeverie uniteti


Zyrtarë të fraksioneve rivale palestineze Hamas dhe Fatah thonë se po bëjnë përparim drejt formimit të një qeverie kombëtare uniteti.

Zyrtarët thonë se udhëheqësi i lartë i Hamasit Khaled Mashaal është takuar në Siri me të dërguar të Presidentit të moderuar palestinez dhe udhëheqës i Fatahut Mahmoud Abbas. Ata thonë se objektivi është krijimi i një qeverie më të moderuar palestineze që të jetë e pranueshme për komunitetin ndërkombëtar.

Si zoti Abbas ashtu edhe kryeministri palestinez Ismail Haniyeh i Hamasit kanë bërë thirrje që t’u jepet fund luftimeve mes grupeve të tyre që ka shkaktuar 35 viktima që muajin e kaluar.

Në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejtë nga televizioni, zoti Hanijeh tha se përplasjet mes fraksioneve rivale palestineze duhet të ndalen plotësisht dhe të mos përsëriten më. Ai bëri gjithashtu thirrje për rigjallërimin e përpjekjeve për të formuar një qeveri të unitetit kombëtar.

Ndërkohë, zyrtarët palestinezë thonë se dhjetra mijëra punonjës të qeverisë kanë rënë dakord që t’i rikthehen punës. Ata kishin muaj që kishin hyrë në grevë pasi nuk kishin marrë rrogat. //kk//

XS
SM
MD
LG