Lidhje

Francë: Nikola Sarkozi, kandidati për president i partisë në pushtet


Partia konservatore në pushtet e Francës emëroi zyrtarisht ministrin e brendshëm Nicola Sarkozi si kandidat për president, duke përgatitur terrenin për një garë interesante me kandidaten socialiste Segolenë Ruajal.

Partia në pushtet Bashkimi për Lëvizjen Popullore tha sot se 69 për qind e anëtarëve të saj votoi për zotin Sarkozy. Ai ishte i vetmi kandidat i kësaj partie gjatë votimit 12 ditësh në internet që ishte planifikuar para se Ministrja e Mbrojtjes Mishel Aliot Mari të tërhiqte kandidaturën këtë muaj.

Në një fjalim para afro 80 mijë anëtarësh të partisë në Paris, zoti Sarkozi bëri thirrje për unitet brenda partisë, gjë që mesa duket i referohej një përplasjeje mes tij dhe presidentit aktual Zhak Shirak.

Sipas anketave të kohëve të fundit, as zoti Sarkozi, as zonja Ruajal nuk sigurojnë dot 50 për qind të votave në votimet e 22 prillit. Analistët thonë se nëse arrihet në balotazh më 6 maj, fituesi do të përcaktohej me një diferencë të ngushtë votash. //kk//

XS
SM
MD
LG