Lidhje

Sekretarja Rajs do të takohet me izraelitët dhe palestinezët


Sekretarja e shtetit Kondoliza Rajs njoftoi se do të zhvillojë një takim trepalësh me udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë.

Zonja Rajs u tha sot gazetarëve në qendrën turistike të Egjiptit, Luksor, se takimi do të sjellë në një tryezë kryeministrin izraelit, Ehud Olmert dhe me presidentin palestinez Mahmud Abas. Ajo tha se bisedimet do të shqyrtojnë çështje që do të çojnë një ditë në krijimin e një shteti palestinez.

Duke folur pas takimit me presidentin egjiptian Hosni Mubarak, zonja Rajs tha se kjo do të jetë hera e parë në gjashtë vjet, që udhëheqësit palestinezë dhe izraelitë do të shqyrtojnë së bashku çështjet e nevojshme për paqen.

Një zyrtar amerikan tha se takimi do të zhvillohet gjatë javëve të ardhëshme. Egjipti ka ofruar të jetë mikpritës i tij. Zonja Rajs ndodhet tani në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, për bisedime me mbretin saudit Abdullah. Ndërkohë që zonja Rajs shpallte nismën e saj, Izraeli njoftoi plane për ndërtimin e shtëpive të reja në Bregun e pushtuar Perëndimor.//lk

XS
SM
MD
LG