Lidhje

Irak: 25 persona të vrarë në sulme të ndryshme


Zyrtarët irakianë thonë se 25 persona kanë humbur jetën në Bagdad dhe në qytetin verior të Kirkukut, një ditë pas njërit prej sulmeve më vdekjeprurëse të javëve të fundit.

Zyrtarët thonë se një sulm me bombë në një treg në lagjen shiite Sadr të Bagdadit ka lënë 15 të vrarë dhe mbi 30 të plagosur. Më parë, policia irakiane tha se një sulm vetëvrasës me makinë bombë, shkaktoi vdekjen e 10 vetëve dhe plagosjen e mbi 40 të tjerëve, pranë një stacioni policie në Kirkuk.

Ushtria amerikane në Irak tha se dy ushtarë të saj vdiqën nga plagët që kishin marrë gjatë luftimeve në provincën Anbar, në perëndim të vendit. Dje, mbi 100 vetë u vranë në një seri sulmesh përreth Bagdadit, mes të cilëve 70 të vrarë në një bombardim pranë universitetit Mustansirijah.

Vritet një punonjës i Institutit Demokratik Amerikan

Një organizatë amerikane ndihmash thotë se një prej punonjësve të saj në Irak dhe 3 persona të tjerë u vranë sot gjatë një prite. Leslie Kampbell, i Institutit Demokratik Amerikan tha se shtetasi amerikan dhe 3 roje, një irakian, një kroat dhe një hungarez u vranë gjatë sulmit. Ai tha se nuk dihet se kush e kreu sulmin.

Instituti Demokratik Amerikan është një organizatë jo-fitimprurëse që ndihmon partitë politike irakiane, grupet civile dhe parlamentin. Zoti Kampbell tha se Instituti nuk ka plane për ta mbyllur misionin në Irak.//lk

XS
SM
MD
LG