Lidhje

Senatorja Klinton hyn në garën presidenciale


Në Shtetet e Bashkuara, senatorja demokrate Hillary Clinton filloi zyrtarisht një fushatë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2008.

Në një deklaratë në faqen e saj të internetit sot, senatorja Clinton tha se po krijonte një komitet për fushatë presidenciale dhe se po hynte në garë për të fituar. Ajo tha se do që të flasë me amerikanët për atë që ajo e quajti të drejtën për t’i dhënë fund luftës në Irak dhe kthimin e respektit për Amerikën në botë.

Senatorja 59 vjeçare e Nju Jorkut është gruaja e ish-Presidentit amerikan Bill Clinton. Shtetet e Bashkuara nuk kanë pasur ndonjëherë ndonjë grua në postin e Presidentit.

Ndërkohë, senatori amerikan i shtetit të Kansasit Sam Brownback deklaroi sot se do të hyjë në garën presidenciale të vitit 2008, duke u bërë republikani i parë që shpall zyrtarisht kandidaturën. Senatorja Clinton hyn në një garë ku pritet të ketë mjaft kandidatë për të marrë emërimin zyrtar nga Partia Demokrate. Ish-senatori John Edwards, senatorët Barack Obama dhe Chris Dodd, anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve Dennis Kucinich dhe ish-guvernatori i shtetit të Iowa-s Tom Vilsack e kanë shpallur tashmë kandidaturën e tyre. //rd//

XS
SM
MD
LG