Lidhje

KQZ-ja shtyn afatin për regjistrimin e kandidatëve


Në Tiranë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyu afatin për regjistrimin e kandidateve per bashki dhe komuna, ndërkohë që qytetet po përfshihen ngadalë në fushatën zgjedhore me një sëri tubimesh prana komunitetit. Vonesat e negociatave, kanë sjellë një seri vonesash të tjera të natyrës teknike.

KQZ shtyn afatin e regjistrimit te kandidateve per bashkiake Ilirian Agolli, Tirane, 24 janar KQZ nxiti sot përgatitjen më tej të procesit zgjedhor dhe regjistrimin e kandidatëve për bashki dhe kmuna, ndërko që gjithë vendi po përfshihet dita ditës nga veprimtaritë e fushatës për pushtetin vendor. KQZ vendosi në mbledhjen e sotme urjgente qe të zgjatë me 24 orë afatin maksimal të regjistrimit të kandidatëve, pranë komisioneve zonale të votimit.

Vendimi erdhi pas shqetësimit për vonesa në ngritjen e komisioneve dhe vonesa te tjera ne regjistirmin e kandidatëve për bashki dhe komuna, pas vonesave që erdhën nga negociatat mes partive politike mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Kryetari i KQZ Çlirim Gjata, tha se zgjatja e afatit është e nevojshme për një përgatitje sa më të mirë të procesit zgjedhor.

Një ditë më parë ishte Partia Demokristiane, një nga pjesëtaret e koalicionit qeveritar e cila i kërkoi KQZ-së një shtyrje 48 orëshe të afatit për shkak të pengesave burokratike dhe përgatitjes së dokumentave të kandidatëve. Demokristianët thanë se një pjesë e komisioneve zonale nuk janë ngritur ende ose janë ngritur me vonesë, duke u marrë kandidatëve kohën e nevojshme për regjistrimin e tyre në garë. KQZ ka konfirmuar se komisionet e votimit tashmë janë ngritur dhe në të gjithë Shqipërinë po ndahen materialet zgjedhore. Kështu që sipas dekretit të presidentit koha regjistrimit nuk mund të shkojë përtej mesnatës së sotme Tirana dhe qytetet kryesore të Shqipërisë janë duke u mbushur ndërkaq me tubime elektorale të vogla dhe të mëdha në cdo lagje ku kandidatët po ndërtojnë një dialog intensiv me banorët dhe komunitetet duke shpjeguar pikëpamjet dhe platformat e tyre për një qeverisje më të mirë të pushtetit vendor.

Partitë kryesore dhe aleatët e tyre më të vegjël i celën më në fund fushatat e tyre fundjavën e kaluar të shtunë dhe të dielë pas vonesave gati një vjecare në reformën zgjedhore midis mospajtimeve dhe mosbesimeve të shumta duke detyruar presidentin Moisiu që vec janarit të dekretoi 18 shkurtin si një datë të re për zgjedhjet vendore. //rd//

XS
SM
MD
LG