Lidhje

Njeriu më i moshuar i botës, 114-vjeçarja amerikane Tillman


Amerikanja Emma Faust Tillman, e cila festoi 114-vjetorin e lindjes vjeshtën e kaluar dhe që ja dedikon Zotit jetëgjatësinë e saj, është sot njeriut më i moshuar i botës.

Zonja Tillman ka lindur në vitin 1892 në një familje skllevërish nga Karolina e Veriut. Ajo u bë njeriu më i vjetës i botës, dje, pas vdekjes së 115-vjecarit Emiliano Mercado del Toro, nga Puerto Riko. Emma Tillman, 114 vjeç e 63 ditë, është njeriu më i moshuar i botës, por më e re se paraardhësit e këtij titulli, tha një specialist i Librit Gines të Rekordeve Botërore.

Dje Tillman priti me këtë rast, familjarët që e vizituan në banesën e saj, Qendrën e Rahabilitimit Riversajd, në shtetin Konektikat. Stërnipi i saj, ish-shefi i zjarrfikëseve të Hartfordit, Xhon Stjuard, tha se stërgjyshja e tij nuk ka pirë kurrë as duhan, as alkohol, nuk kishte nevojë të mbante syze dhe se pranonte shumë rrallë të mbante aparat dëgjimi.

Emma Tillman, dikur një grua që i pëlqente shumë shoqëria, ta trajtonin si artiste të madhe dhe që luante shpeshherë në kazinon Foksud të shtetit Konenktikat, tani lodhet shpejt dhe e kalon pjesën më të madhe të ditës duke fjetur, thotë stërnipi i saj. Emma Tillman u rrit në një familje me 23 fëmijë. Ajo mbaroi shkollën e mesme në vitin 1909 dhe ishte në atë kohë e vetmja vajzë zezake e shkollës që merrte diplomë mature.

Gjatë jetës së saj ajo ka punuar si kuzhiniere, dhe bejbisittr për disa familje të pasura. Ajo këndoi në korin e kishës Zion të Hartfordit për 70 vjet. Emma u martua me Arthur Tillman në vitin 1914 deri kur ai vdiq në vitin 1939 dhe pati me të dy vajza, nga të cilat njëra jeton. Deri në moshën 110 vjeçare, ajo jetonte vetëm, në një apartament të Harfordit dhe pastaj shkoi të jetonte në Qendrën Riveriside. Jetëgjatësia është karakteristike për familjen e saj; një vëlla jetoi deri 108 vjeç, motra 105 dhe dy të tjerë deri në 102 vjeç.//lk

XS
SM
MD
LG