Lidhje

Irak: 15 të vrarë dhe mbi 30 të plagosur në një shpërthim


Policia irakiane njoftoi se shpërthimi i një bombe në një treg, mjaft popullor, në qendër të Bagdadit, shkaktoi të paktën 15 të vrarë dhe mbi 30 të plagosur.

Ky sulm u krye ndërkohë që një delegacion i Kongresit amerikan, i kryesuar nga Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nensi Pelozi, bëri sot një vizitë për gjetje faktesh në Irak. Zonja Pelozi, anëtarja më e lartë demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve dhe kritike e strategjisë së Presidentit Bush në Irak, u takua në Bagdat me kryeministrin Nuri al-Maliki.

Zyra e zotit Maliki tha se kryeministri e siguroi zonjën Pelosi rreth synimeve të Irakut, për të marrë përgjegjësitë e sigurimit dhe për t’u përballur me shkelësit e ligjit, pavarësisht lidhjeve të tyre. Zonja Pelosi u tha gazetarëve se pas bisedimeve palët i kupton më mirë pikpamjet e njeri tjetrit.//lk

XS
SM
MD
LG