Lidhje

Bota - 5,8 gradë Celsius më e nxehtë deri në fund të shekullit.


Shkencëtarët më të njohur për klimën hapën një konferencë katërditore në Paris për t’i dhënë mbështetje një raporti për ndryshimet në klimën globale.

Komisioni Ndërqeveritar i OKB-së për Ndryshimin e Klimës pritet të nxjerrë të premten një nga katër raportet për ngrohjen globale. Në projektet paraprake paralajmërohet për ngritjen e nivelit të detit dhe ndryshime të skajshme të motit në dekadat e ardhshme. Sipas njoftimeve në dokument paralajmërohet gjithashtu se temperaturat globale mund të rriten me deri në 5.8 gradë celsius deri në fund të shekullit.

Vitin e kaluar, një ekip studimor amerikan tha se temperaturat globale po arrijnë në nivelin më të lartë që prej një milion vjetësh. Ekipi i Institutit Goddard të NASA-s për Studimet e Hapësirës tha se temperaturat globale janë rritur me 0.2 gradë në dekadë gjatë 30 vjetëve të fundit. Në një studim tjetër, Organizata Botërore e Meteorologjike tha se viti 2006 ishte i gjashtë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë.//lk

XS
SM
MD
LG