Lidhje

Irak: 45 të vrarë në sulme të ndryshme në Bagdad


Policia irakiane tha se nga sulmet e sotme në Bagdat u vranë të paktën 45 persona. Policia tha se 150 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i dy bombave në një treg plot me njerëz në Hilla në veri të Bagdatit.

Autoritetet thonë se më tepër se 10 vetë u vranë nga shpërthimet dhe sulme të tjera. Gjashtë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën kur një bombë shpërtheu në një mikrobuz sot në lagjen Karada të Bagdatit.

Një shpërthim tjetër me autobombë në një zonë të ngarkuar tregu në kryeqytet vrau të paktën dy persona. Disa mortaja goditën lagjen me shumicë suni të Adamijas në veri të Bagdatit, duke vrarë të paktën dy vetë.

Ministria e Brendshme irakiane tha se gati 2 mijë civilë u vranë muajin e kaluar nga dhuna sektare dhe kryengritja në mbarë vendin. Shifra është pak më e lartë nga ajo e regjistruar në muajin dhjetor. //rd//

XS
SM
MD
LG