Lidhje

Irak: Ushtria amerikane thotë se 4 helikopterë të saj u rrëzuan nga goditje me armë


Ushtria amerikane thotë se të katër helikopterët që janë rrëzuar në Irak dy javët e fundit, me sa duket janë goditur me armë zjarri.

Gjeneral majori Uilliam Kolduell u tha gazetarëve se ushtria po përshtatet duke zhvilluar taktika për dislokimin e helikopterëve në Irak. 21 vetë nga personeli ushtarak amerikan dhe nga kontraktorët privatë të sigurisë humbën jetën në këto përplasje.

Ndërkohë policia irakiane thotë se shpërthimet dhe të shtënat e sotme shkaktuan të paktën 15 të vrarë në Bagdad, përfshirë 4 policë të nga një shpërthim bombe të vënë në anë të rrugës. 4 civilë u vranë nga një makinë bombë e cila shpërtheu në një stacion autobusi.

Këto sulme vijnë një ditë pas shpërthimit të një kamioni bombë në një pazar të një lagjeje kryesisht shiite të Bagdadit, nga i cili gjetën vdekjen 130 vetë. //ad//

XS
SM
MD
LG