Lidhje

Frid: Zgjidhja e çështjes së Kosovës zgjidh problemin e fundit madhor të sigurisë në Evropë


Një zyrtar i lartë amerikan thotë se një zgjidhje për çështjen e Kosovës do të zgjidhte problemin e fundit madhor për sigurinë dhe do t’i jepte fund kërcënimit të dhunës.

Ndihmës Sekretari i Shtetit Daniel Fried tha dje para Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë se Serbia ka nevojë për një të ardhme evropiane, ose përndryshe do të mbetet në një izolim të zymtë, siç u shpreh ai.

Ai tha se serbë të zgjuar e kuptojnë se nacionalizmi nuk i ka sjellë tjetër veçse vuajtje Serbisë dhe i cilësoi nacionalistët si zëra të lodhur me argumente të lodhura. Zoti Fried tha se opinioni serb po shkëputet nga qëndrimi radikal dhe po afrohet me planin e OKB-së për të ardhmen e Kosovës.

Propozimi i zotit Ahtisari parashikon që Kosovës t’i jepet e drejta për t’u antarësuar në organizata ndërkombëtare, por nuk përmendet pavarësia. Plani kërkon bisedime të mëtejshme ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve para se propozimi t’i paraqitet zyrtarisht Këshillit të Sigurimit të OKB-së. //ad//

XS
SM
MD
LG