Lidhje

Çlirim Gjata rikonfirmohet si kryetar i KQZ-së


Në Shqipëri Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve zhvilloi sot votimin për kryetarin e ri pas përfundimit të mandatit të zotit Çlirim Gjata.

Në garë për drejtimin e Komisionit Qëndror ishtë sërish zoti Gjata dhe anëtarja Dëshira Subashi. Votimi u zhvillua në dy raunde në përfundim të të cilëve zoti Çlirim Gjata u rikonfirmua si kryetar, këtë herë me një mandat të plotë 3.5 vjecar.

Para votimit anëtari i Komisionit, Fatmir Kumbro kritikoi disa aspekte të drejtimit të deritanishëm të Komisionit nga zoti Gjata duke kërkuar të mos përsëriteshin më, sipas tij, raste të shkeljes së ligjit apo mungesës së transparencës në marrjen e disa vendimeve.

Zoti Gjata nga ana e tij menjëherë pasi u shpall fitues deklaroi se procesi i përgatitjes së zgjedhjeve të 18 shkurtit po ecën si duhet dhe se të dhënat janë sipas tij që ato të jenë të drejta dhe të lira. Ai u shpreh se komisioni do të plotësojë detyrimet kushtetuese për të realizuar këtë objektiv.//rd//

XS
SM
MD
LG